Diplomati i karrierës, Agim Nesho, ka komentuar përplasjen verbale mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, duke e vlerësuar Trump për kontributin e tij në mbështetje të Ukrainës.

Nesho theksoi se, edhe pse lufta është duke u humbur dhe Rusia po fiton, Trump ka luajtur një rol pozitiv duke ofruar ndihmë me raketa Javelin për Ukrainën. Sipas Neshos, Trump ka ndihmuar Ukrainën, duke mos dashur të shihen më shumë viktima të pafajshme, dhe ka kontribuar në dobësimin e forcave ruse.

Nesho shtoi se paqja është gjithmonë një qëllim i mirë dhe se Trump ka bërë diçka të drejtë duke u përpjekur të ndalojë më shumë humbje njerëzish.

Agim Nesho: Është një luftë që po humbet, pasi Rusia po fiton, patjetër që Rusia është fajtore. Paqja është gjë e mirë dhe ndaj Trump po bën diçka të mirë. Donald Trump ndihmoi Ukrainën me raketa Javelin, nuk do që të humbasin mijëra jetë njerëzish në luftë. Trump çoi në Ukrainë raketa Javelin, duke shkatërruar armatën ruse.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb