Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, të cilët kanë shkëmbyer batuta ironike në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit.
I ftuar në studion e News24, Lubonja e cilësoi këtë debat si pjesë të një kulture ku debati politik zëvendësohet me tallje dhe poshtërim.
“Në vend që të përballin idetë, njerëzit kalojnë te gara se kush krijon më shumë të qeshura me talljen dhe poshtërimin e tjetrit. Rama këtë e ka sëmundje, narcizmi malinj. Ai ka zgjedhur Bashën si viktimë, sepse ai i bën lojën,” – tha Lubonja.
Sipas tij, kjo sjellje nuk ndalet vetëm tek Basha, por është një mekanizëm i përdorur shpesh nga kryeministri në raport me kundërshtarët e tij politikë dhe publikun.
“Ky është edhe një lloj sadizmi që ndjen kënaqësi kur poshtëron tjetrin. Për fat të keq, kjo sëmundje zhvillohet shumë në shoqëri si e jona, ku ai që është më lart tall dhe manipulon ata që janë më poshtë,” – shtoi ai.
“Kjo është pjesë e kulturës sonë, në vend që njerëzit të përballin idetë kalojnë te gara se kush krijon më shumë të qeshura me talljen dhe poshtërimin e tjetrit. Rama këtë e ka sëmundje, narcizmi malinj. Kjo është shprehje e pasigurive ku pasiguritë që ke ti ia vesh tjetrit. Për fat të keq kjo sëmundje zhvillohet shumë në shoqëri si kjo e jona ku ai që është më lart tall dhe manipulon ata që janë më poshtë.
Ai e ka zgjedhur Bashën si viktimë sepse ai e bën lojën e tij. Duke bërë lojën e tij ai del edhe pak më shumë në skenë se ka problemet e veta, pa e kuptuar se është një viktimë e dyfishtë dhe madje humbet edhe vota nëse e bën këtë për vota. Rama e ka këtë me të gjithë. Jo vetëm në raportet e politikës. Ky është edhe një lloj sadizmi që ndjen kënaqësi kur e poshtëron tjetrin”, tha Lubonja.