MILANO– Përplasja me armë mes dy bandave në Itali pak pas mesnate, ka përfunduar me plagosjen e dy të rinjve shqiptarë. Nga mënyra sesi ka ndodhur ngjarja, sipas policisë italiane dyshohet se bëhet fjalë për një “larje hesapesh” mes dy bandave.

Pas orës 2 të mëngjesit të sotëm, banorët rrugës “Oxilia” pranë stacionit qendror në Milano, u zgjuan nga të shtënat me armë zjarri. Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë, 25 dhe 33 vjeç, të dy të plagosur në këmbë.

banorët e zonës kanë njoftuar policinë pasi kanë parë nga ballkoni i banesave të tyre, dy persona të shtrirë në rrugë.

Të plagosurit u dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq policia po heton për ngjarjen, dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: