SHKUP- Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në kryeqytetin e Maqedonisë, pasi një makinë në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një makine tjetër.


Si pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në spitalin e Shkupit, ku i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale.


Personi i parë që ka humbur jetën është Naim Ahmeti, vëllai i një personi që merrej me fajde, i cili u vra disa vite më parë.


Ndërsa personi i dytë, i cili gjithashtu ndodhej në makinë kur u qëllua me breshëri plumbash, u nda nga jeta në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Autorët janë larguar me shpejtësi dhe policia është ende në kërkim të tyre. Sakaq, motivi i kësaj ngjarje nuk është bërë ende i ditur, teksa çështja është në hetim e sipër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb