Një përplasje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Peshkopisë.
Mësohet se dy grupe të rinjsh janë përplasur me armë zjarri në afërsi të shkollës bujqësore. Nga të shtënat, fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Policia e Dibrës e ka mbajtur të fshehtë si ngjarje, ndërsa është vënë në kërkim të personave të përfshirë në konflikt që prej pasdites së të Mërkurës, duke ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.