Skena të dhunshme janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Monastirakit në Athinë. Dy persona janë dhunuar me sende të forta duke u plagosur, në sy të qindra kalimtarëve, në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit grek.

Sipas burimeve nga policia greke, personat e përfshirë janë shtetas shqiptarë dhe dyshohet se përplasja ka ardhur për shkak të konfliktit për influencën në zonat e gjobvënies ndaj bizneseve.

Dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ndërkohë që policia ka identifikuar autorët, por ende nuk ka bërë ndalimin e tyre.

“Lufta” e gjobvënies është një problem i hershëm për autoritetet greke, që shpesh ka shkaktuar edhe viktima në atentate mafioze.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: