ITALI

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në linjën Milano-Asso pranë zonës së stacionit të Inverigo, në Comasco, ku dy trena janë përplasur mes tyre. Gjashtë pasagjerë kanë mbetur të plagosur jo në gjendje të rënde.


Aksidenti është shkaktuar nga nisja me të kuqe e vagonëve drejt Canzo-Asso. Makinisti më pas ka frenuar me forcë, pa arritur të evitojë përplasjen me trenin që vinte në drejtim të kundërt mw të, nga Erba drejt Milanos.


Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre ambulanca dhe helikopteri. Qarkulli është ndërprerë në linjën Milano-Asso mes Arosio dhe Mereno, duke u krijuar një sherbim zëvendësues me autobus.


Sipas departamentit të Mbrojtjes civile, në aksident u përfshinë rreth 70 njerëz, por që fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Trenord ka hapur një hetim për ngjarjen.

(da.xha/BalkanWeb)