TIRANË
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi i është kundërpërgjigjur kreut të FRESSH-së, Eljo Hysko, i cilin replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky i fundit përmes një reagimi në rrjetin social theksoi se Rama po hakmerret ndaj forumit rinor të Partisë Socialiste pasi morën pjesë në protestën e studentëve.
Gjithashtu Belind Këlliçi shkruan me ironi duke nënvizuar se reagimi i Hyskos nuk është shkrim i shkruar prej tij, duke theksuar se do kishte më shumë dinjitet po të kishte ndodhur e kundërta.
“Eljo te pakten statusin e sotem do kishte qene mire ta kishe shkruar vete, sepse jam i bindur se do kishe shume me dinjitet ne reagimin tend. Sa per parime, besoj se i treguat mjaft mire kur u detyruat te ulnit koken, ndersa ju perfaqesonte nje perdhunues ne grup si Elvis Roshi, nje trafikant si Arben Ndoka, vellai i nje trafikanti droge si Fatmir Xhafaj, nja bashkepuntor trafikantesh droge si Sajmir Tahiri, nderkohe qe ferkonit duart kur Vangjush Dako blinte vota me kriminele apo edhe heshtet kur per babezine korruptive te Erjon Veliajt, Ardit Gjoklaj, nje bashkemoshatar i cili punonte per ti krijuar vetes kushte te shkonte ne shkolle e te blinte libra, u vra ne landfillin e Sharres.
Per kete moral flisni ju sot? Shumica e antareve te FRESSH ishin dhe jane serish ne proteste sepse ashtu si mijra te rinj, s’kane mundesi te paguajne tarifat e rritura prej Edi Rames, ndjejne vuajtjen e prinderve te tyre, varferine ekstreme, papunesine masive, taksat e larta, u rrezikohen shtepite per shkak te aferave korruptive dhe e gjithe kjo, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij e babezitur.
Edi Rama s’ka nevoje te ta shkrije FRESSHin, sepse ne fakt ai eshte veteshkrire per shkak te largimit masiv te te rinjve nga kjo organizate. Te rinjte nuk mund te pranojne te diktohen nga krimi dhe korrupsioni qe u vret te ardhmen dhe shpresat cdo dite. Jo te gjithe jane si ti, qe jep doreheqjen njehere i detyruar, e pastaj jep doreheqjen nga doreheqja sepse duhej te te shkarkonte Edi Rama.
Fale qeverisjes se PD, sot dhe ti e ke nje shans te levizesh i lire kudo ne Europe, per te gjetur pune, shkolle apo dhe emigruar. Fale qeverise tuaj e vetmja mundesi e te rinjve, eshte gjetja e droges me lehte se stilolapsi prane cdo shkolle e universiteti!”, shkruan ai.
(n.m/BalkanWeb)
