GREQI- Një sherr me thika në burgun grek të Trikallas ka përfunduar me plagosjen e tre shqiptarëve. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët kanë nxjerrë thikat dhe janë përleshur me njeri-tjetrin.

Bëhet fjalë për të burgosurit e dy qelive të ndryshme të sektorit B. Tre të burgosur, të gjithë shqiptarë janë plagosur me thikë.

Një prej tyre, 34-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët në gjendje më të mirë shëndetësore. Paraprakisht dyshohet për larje hesapesh, shkruan zougla.gr .

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb