Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Ilda Zhulali, e ftuar në rubrikën Opinion në News24 tha se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mbledhjet që zhvillon “vjen e reciton” i vetëm dhe se nuk ka diskutime.
Zhulali theksoi se edhe këshilltarët e maxhorancës thjesht ngrenë kartonët, pa lexuar vendimet. Sipas saj, në Tiranë është rritur numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike.
Ilda Zhulali, këshilltare demokrate: Erion Veliaj reciton kasetën dhe ngrihen kartonat, pa lexuar vendimet ndonjëherë. Veliaj refuzoi t’ju janë qytetarëve ndihmën ekonomike të muajit gusht.
Personat që janë me ndihmën ekonomike janë 30 mijë lekë të vjetra. Çfarë mund të bëhet me 30 mijë në muaj? Paratë shkojnë tek inceneratorët. Shumica e buxhetit të familjeve sot në Tiranë e Shqipëri shkon për ushqime. Është rritur numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë ekonomike.
(Balkanweb)