Pamjet që shihni tregojnë një tjetër moment të përplasjes mes punonjësve të Gardës së Republikës dhe deputetëve të opozitës.

Këta të fundit i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë në çanta nëse kanë flakadanë apo mjete të tjera piroteknike. Në pamje shihet se si shtyhen deputetët me punonjësit Gardës, të cilët tentojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Deputeti, Saimir Korreshi, i drejtohet mediave duke u thënë, “ja çfarë bën Rama frikacaku”.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb