TIRANE

Banorët e Unazës së Re vazhdojnë që të protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre në këtë zonë.

Edhe mbrëmë ata kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar. Madje, ka pasur edhe përplasje me policinë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se si rrjedhojë e përplasjes fizike mes protestuesve dhe policisë, janë arrestuar babë e bir. Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit Maliq dhe Eduard Ferhati.

Banorët e Unazës së Re kanë disa muaj që protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb