Man.United është në prag kolapsi, një krizë aq e madhe që ka përfshirë të gjithë protagonistët dhe që po reflektohet gjithnjë e më shumë në fushën e lojës. Nga Solskajer dhe deri te Pogba, të gjithë janë në dyshim për të ardhmen. Francezi ka qenë dhe mbetet një temë e nxehtë pasi e ardhmja e tij nuk është mbyllur në asnjë moment, Pogba mbetet me një këmbë larg Mançesterit.

Pogba
Pogba

Së fundmi është diskutuar mbi mundësinë e një rinovimi por kushtet që ka vendosur Pogba janë përtej logjikës. “Gjeli” më i famshëm në Mançester kërkon 30 milion euro page sezonale, një pagë e përafërt me atë që përfiton C.Ronaldo te Juventus. Kjo kërkesë e Pogbas nuk është pritur mirë nga drejtuesit e “djajve të kuq”, më shumë ngjan si një tentativë e fundit e Pogbas për tu larguar. Mesfushori francez ka shprehur publikisht dëshirën për tu larguar por mbetet peng i kontratës e cila i skadon në 2021.

Paul Pogba Juventus Real Madrid Gfx 15240lptt7xpy1bksazuzvqmjk
Paul Pogba Juventus Real Madrid Gfx 15240lptt7xpy1bksazuzvqmjk

Që pas merkatos së verës Pogba është përfshirë gjithnjë e më pak në formacionin e Solskajer, kjo e kushtëzuar shumë dhe nga dëmtimi që ka pasur në kavilje. Sipas mediave britanike, Pogba do ta vendos veten sërish në merkato, në pritje që Juventus apo Real Madrid të investojnë shumën e duhur për ta larguar nga Man.United.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb