Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” bëri një bilanc të personave që janë arrestuar dhe proceduar deri tani në protesta.

Ajo tha se më shumë të arrestuar ka në veriun e vendit, ndërsa vuri në dukje se në burgje aktualisht ndodhen edhe zyrtarë bashkish, kryesisht me PD-në. Lala theksoi se policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa ka të lënduar edhe nga forcat e policisë.

Sipari i përplasjeve ka nisur në Tropojë. Ka të arrestuar atje. Kemi dy palë në konflikt. Janë 4 të arrestuar në Tropojë dhe 7 të shpallur në kërkim. Në Shkodër u arrit kulmi, ku u dogj shkolla dhe u arrestua Bardh Spahia.

Nuk ka pasur masë sigurie nga gjykata. Është ndalim me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore. Situatë të tensionuar ka pasur edhe në Kukës dhe Kavajë. Ka pasur përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Madje, ka pasur edhe foshnje të lënduar në Shkodër, një vajzë 15 vjeçe. Kjo është situata për momentin. Deri 60 janë të proceduar dhe 12-13 janë të arrestuar dhe ka edhe të shpallur në kërkim”, tha gazetarja Lala.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb