Përplasjet për KZAZ-të në disa qytete, sipas gazetarit Enton Abilekaj nuk vijnë thjesht si pasojë e dekretit të Presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve, por sepse dekreti i tij hyri në fuqi. Ai tha se dekreti mund të hynte në fuqi edhe pas 20 ditësh, por qeveria, Ministria e Drejtësisë e publikuan atë në fletore zyrtare.

“Dekreti i Presidenti u botua nga minstria e Drejtësisë. Hyri në fuqi. Pra e gjithë përplasja lindi nga vetë qeveria, jo nga vetë Presidenti. Ata kishin kohë dy javë për ta botuar, por vetë e botuan. Përplasjet që ndodhin vijnë pikërisht se e botoi vetë qeveria, Ministria e Drejtësisë”,- tha Abilekaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb