Gjykata e rrethit Dibër nisi sot seancën gjyqësore për 13 të arrestuarit e ngjarjes së 28 Qershorit, pranë shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë. 13 të arrestuarit akuzoheshin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.


13 të arrestuarit u paraqitën në gjykatën e Dibrës jo në grup por të ndarë. Megjithatë, trupa gjykuese ka vendosur që të gjithë të arrestuarit të marrin si masë sigurie vetëm detyrim paraqitje, duke mos lënë asnjë në arrest me burg apo arrest shtëpie.


Me 28 qershor, mbështetës të opozitës u përplasën me policinë në ambientet ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor Dibër. Gjatë përplasjes me policinë pati disa të lënduar mes tyre edhe efektivë. Forcat e policisë përdorën ndaj turmës spraj dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit përdorën sende të forta, lëndë piroteknike.