TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tensionet e ndodhura në qytetin e Tropojës, ku një grup personash u futën sot në mëngjes në ambientet e KZAZ nr. 9 në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri të Tropojës, duke hequr që aty materialet zgjedhore.



Me një shënim në “Facebook”, Berisha përgëzon rezistencën e qytetarëve, ndërsa i cilëson ata si “kryengritës fitimtarë të Tropojës”. Sipas tij, rezistenca e tyre i dha një përgjigje shkatërrimtare farsës së kryeministrit Edi Rama.


“Pershendetjet me te perzemerta kryengritesve fitimtar te Tropojes! Ju lumte! I dhane pergjigje shkaterrimtare farses se varrmihesit te pluralizmit Edvin Kristaq Mafia! Rama ik! Fitore! sb”-shkruan Berisha, ndërsa  e shoqëron edhe me video përplasjen e ndodhur sot në qytetin e Tropojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb