SHKODËR

Pas përplasjeve të ndodhura pak çaste më parë në qytetin e Shkodrës kokretisht në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”, ka folur për “BalkanWeb” ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Ai tha se kjo përplasje ishte vetëm fillim. Spahia theksoi se kryeministri Edi Rama po tenton t’u imponojë shqiptarëve votime pa zgjedhje.

“Ishte vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje. Ishte një reagim i shpejtë i qytetarëve shkodranë. Kjo nuk është dhunë. Dhunë ishte tentativa e policisë së shtetit për të uzurpu institucionet dhe duke iu imponuar qytetarëve të Shkodrës”-tha Spahia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb