Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi në një intervistë për emisionin “Opinion” në “News 24” tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pas skandaleve të fundit të përgjimeve.

Bumçi theksoi se përplasjet sot nëpër bashki të vendit nuk janë shenja dhune, por mbrojtje e ligjit. Ai shtoi se Rama është një i çmendur që do të bëhet “zot” i vendit, duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e që nuk pyet për dekretin e kreut të shtetit.


Kjo nuk është një çështje vetëm për bashkitë ku drejton PD. Është mbrojtje ligji. Me Ramën kemi parë policinë në shkelje të ligjit. Kemi parë me Ramën shkelje të të drejtave themelore të të drejtave të njeriut, që shkatërron shtëpitë. Policia është kthyer në instrument të një regjimi autoritar. Dita e zgjedhjeve ka rënë ligjërisht.


Data 30 është një datë normale, kjo datë ka rënë. Data 30 ka rënë. Këmbëngulja e Ramës për të bërë zgjedhje do të thotë se ky njeri nuk njeh ligjin, asgjë. Mbrojtje ligji janë ato që kemi parë nëpër bashki. Këto nuk janë akte dhune, por rezistencë. Shqipëria sot është si në kohën e Enver Hoxhës. Kemi krimin e  organizuar dhe policinë që blejnë votat. Rama duhet të dorëhiqet. Mandati i tij ka rënë”, tha Bumçi.


Ish-deputeti demokrat nënvizoi se i vetmi person i interesuar sot për rrëmuja është Edi Rama, sepse ai ka nevojë të mbulojë pazaret dhe gjithçka ka bërë.

Kjo është skemë. Po t’i kishin ndodhur këta Sali Berishës? Mendoj se do i jepej ultimatum kryeministrit që të jepte dorëheqjen. Rama ka humbur arsyen. Ai është futur në llum dhe ka humbur arsyen. Qytetaerët kanë sot një opozitë të përgjegjshme. Jemi në situatën kur policia dhe krimi veprojnë në një skemë të organizuar. Skemë kriminale.

Zgjedhjet kanë rënë. Duhet zgjidhje për situatën. Rama jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por as për skema mafioze e kriminale. I vetmi person që kërkon rëmujë sot është Rama që të mbulojë ato që ka bërë. Sot jemi skllevër të një njeriu. Rama nuk njeh dekretin e presidentit, ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, në një situatë shumë të rëndë. Ne jemi të gatshëm të ndryshojmë Kushtetutën aty ku ka probleme. Opozita është e gatshme të bëjë ndryshime që duhen në Kushtetutë. Zgjidhja do të vijë pa kosto mendojmë ne, por kjo varet edhe nga përgjigja e socialistëve. Rama kërkon të jetë ‘zot’ i vendit”, deklaroi Bumçi.

Në lidhje me propozimet e PS për ndryshime në Kodin Penal, për ashpërsim të dënimit, Bumçi tha se të tilla propozime i bën vetëm një i çmendur si Rama.

Propozimi është bërë Edi Rama. Njerëzit me këtë duhet të kuptojnë se ku ka shkuar marrëzia e këtij personi. Rama vjedh zgjedhjet dhe dërgon në burg protestuesit. Këtë iu thotë Rama qytetarëve, se iu shkoni në burg nëse protestoni kundër meje. Në dhjetor 2010 PD arriti të liberalizojë vizat, ndërsa këtë arritje të jashtëzakonshme, Rama dhe qeveria e tij po e rrezikon dhe ky është një turp”, u shpreh ish-deputeti Aldo Bumçi.

(d.xh/Balkanweb)