TIRANË

Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Burime brenda mbledhjes i thanë gazetarit të “BalkanWeb” , Ergys Gjençaj, se në mbledhje u vendos hartimi i një projektrezolute, e cila do t’i kalojë nesër Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme. Kjo  sancë do të mbahet të enjten në orën 10:00 të paradites.

“U vendos hartimi i një projektrezolute që do t’i kaloje seancës plenare, ku do reflektohet qëndismi i Kuvendit ne raport me vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta qe dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese”-thanë burimet.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb