TIRANË
Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar për përplasjet mes policisë dhe mbështetësve të opozitës në disa KZAZ. Në reagimin e saj, OSBE-ja ka dënuar me forcë aktet e dhunës.
Mes tjerash, OSBE-ja thekson se çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit dhe pengon përparimin e Shqipërisë.
Gjithashtu ky institucion ka apeluar ndaj opozitës, ku u kërkon drejtuesve të saj që tubimi i së premtes të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe në përputhje të rregullat demokratike.
“Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.
Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri”-thuhet në reagim.
Shteti ligjor thote koke L**ja. Shteti i arben keshit i leshit i preshit dhe i shoqes se karagjozit ordiner uliks shshsh se !!
Në shumë vënde të europës OSBE-në e kanë përzënë. Ka ardhur momenti që edhe në shqipëri ta përzënë.
kto jan nga ato thirrje zyrtare standarte qe vec ndryshojne emrin e vendit ne fjal dhe u kry!
Se per cdo gje mund te flitet edhe per kapitullim te shtetit, po per proces demokratik zgjedhor???? kushedi ca lidhje me kryeministrin ka kriju ky tipi qe jep ket deklarat…