Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack ka reaguar për situatën politike në Shqipëri, ndërsa kërkon llogari për kërkesat e raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckeinstein, i cili sipas saj dyshohet se ka bërë thirrje që kandidatët e PD-së të pranojnë mandatet e djegura nga selia blu.

Ajo kërkon që Parlamenti Europian të marrë masa për të qortuar Fleckenistein, ndërsa shton se kjo kërkesë është e papranueshme pasi favorizon qeverinë socialiste.

“Nëse e vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshëm në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan ajo në “Twitter”.

Pack
Pack

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb