Të tjera tensione janë shënuar mbrëmjen e së martës, këtë radhë në qytetin e Shkodrës. Punonjës të Bashkisë si dhe mbështetës të Partisë Demokratike kanë tentuar të hyjnë në shkollën “Shejnaze Juka” ku ndodhet një KZAZ dhe i kanë vënë flakën.

Përmes një postimi në “Twitter”, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj e krahason sjelljen e militantëve të PD me atë të talebanëve në Afganistan të cilët nuk duan zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe dalin kundër SHBA-ve.

Teksa ka postuar foto që tregojnë të njëjtën sjellje mes opozitës sonë dhe talebanëve në Afganistan, Veliaj shkruan: “Gjeni diferencen mes dy grupeve!”

Talebanet
Talebanet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb