Muzika ka qenë pjesë e pandarë e kësaj fushatë, duke nisur nga kolonat zanore të secilit subjekt e deri tek angazhimi i vetë politikanëve me muzikën.

Rubrika argëtuese në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 sjell disa prej këtyre momenteve. E sigurisht që rubrika nis me kreun e Kuvendit duke i rënë tupanit. Nuk mungon as deputeti kaubojs, i vendosur në qendër të vëmendjes nga mbështetësit e tij.

Trajneri shumë i dashur i Kombëtares që tashmë nuk do të jetë më dhe përlotja e tij në fjalimin e lamtumirës, vjen sërish me nota humori në “Kjo javë”.

Rubrika sjell edhe pak nga fushata zgjedhore dhe gjestet apo fjalët e thëna nga politikanë si Ben Blushi me fëmijët, të cilëve iu kërkon t’i thonë prindërve të votojnë LIBRA-n.

Kryeministri Edi Rama ndërsa shkon në selinë e PS-së për 26-vjetorin e themelimit të kësaj force, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe deputeti Pandeli Majko. Një përqafim i zonjës Linda Rama me Majkon bie në sy, por nuk kalojnë pa u vënë re edhe 3 dysha që i pari i qeverisë mban në veshjen e tij.

Një bisedë e ngrohtë e kryeministrit me banorët e njësisë 5 në Tiranë, ku i paralajmëron qytetetarët për diçka. “Larg qoftë nuk na e dhatë timonin vetëm këtë herë, lali Erin e keni vetëm për ngushëllime pastaj”, thotë Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: