Nga Harold James

Profesor i Historisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin e Princetonit, Profesor i Historisë në Institutin e Universitetit Evropian, Firence, dhe një studiues në Qendrën për Inovacione të Qeverisjes Ndërkombëtare.

Besimi i Putinit se kriza ekonomike ishte duke i shkaktuar Perëndimit shpërbërjen ishte në një linjë me idetë tradicionale gjeopolitike sovjetike. Siç e tregon Stephen Kotkin në biografinë e tij të re të Stalinit, politika sovjetike ishte rreptësisht racionale. Depresioni i Madh e bindi Stalinin se fraksionet e ndryshme të kapitalizmit do të shkonin në luftë: në 1938-1939, agresioni nazist u duk se përligji analizën e tij. Por parashikimet e Stalinit ranë poshtë pas disfatës së Hitlerit, kur interesat kontradiktore nuk çuan në një përplasje midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa politikanët perëndimorë dhe politikëbërësit ekonomikë ishin duke u përpjekur për të shmangur Depresionin e madh Nr. II, Putin tashmë po punonte duke supozuar se ai tashmë kishte ardhur.

PRINCETON – Politika e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj “fqinjësisë së afërt” të vendit të tij, si dhe ajo e Perëndimit ndaj vendit të tij është keqkuptuar. Në vend të përqëndrimit në modelet më të gjera gjeopolitike – në veçanti, ndaj efektit të krizës financiare 2007-2008 në politikat globale – komentatorët e kanë kthyer politikën e Kremlinit në një psikodramë që mund të kuptohet vetëm përmes një eksplorimi të thellë të shpirtit rus.

Rezultati ka qenë keqkuptime të shfrenuar në lidhje me atë çfarë e nxiti ndryshimin e Putinit, nga një qëndrim që dukej se ishte modernizues, pajtues, dhe madje pro-perëndimor, në një revizionizëm agresiv.

Janë dhënë dy shpjegime me të meta për politikën e jashtme aktuale të Rusisë. I pari, i propozuar nga simpatizantët e Putinit në Gjermani, është se politika ruse është një përgjigje logjike për strategjinë rrethuese të Perëndimit.

Zgjerimi drejt lindjes i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, pretendojnë ata, ishte një provokim i panevojshëm. Në fakt, pikërisht Xhorxh Kenani, autor i strategjisë amerikane të Luftës së Ftohtë, e kundërshtoi zgjerimin e NATO-s në vitet 1990, pikërisht mbi këto baza.

Ka kufizime të dukshme për këtë teori. Ai është i bazuar në pohimin se, në kohën e rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Perëndimi premtoi se nuk do të ketë zgjerim të NATO-s.

Edhe Mikhail Gorbachevi, në përvjetorin e 25 të rënies së Murit, akuzoi Perëndimin që nuk mbajti premtimin e bërë në vitin 1989, madje se “përfitoi nga dobësimi i Rusisë” në vitet 1990 për të kërkuar “monopolin e lidershipit dhe dominimin e botës”, madje edhe përmes zgjerimit të NATO-s.

Por, në realitet, Perëndimi kurrë nuk ka premtuar për të zgjeruar NATO-n. Në fakt, në pranverën e vitit 1990, Shtetet e Bashkuara paraqitën një kauzë të fuqishme se një Gjermani e ribashkuar nuk mund të ishte pjesë e dy sistemeve të ndryshme të sigurisë.

Një pikë më thelbësore është se Rusia në vitet 1990 shfaqi pak shqetësim rreth zgjerimit të strukturave ekonomike dhe të sigurisë evropiane në ish-vendet satelite të Bashkimit Sovjetik, në Evropën Qendrore dhe Lindore, apo edhe në ish-republikat e reja të pavarura sovjetike. Nëse do të kishte, ndoshta Kremlinit nuk do i ishin dashur dy dekada për të “kundërsulmuar”.

Shpjegimi i dytë popullor i ndryshimit të Putinit është se ai është irracional dhe se politika e jashtme e Rusisë është thjeshtë një zgjerim i fantazive të një njeriu, i cili ka ndaluar si një lejlek i bardhë siberian, i cili udhëheq një avion pa motor përgjatë rrugës së tij të migrimit. Por kjo ngre një pyetje të qartë: Si mundet që një person, që dikur dukej si sundimtari më modern dhe i besueshëm i Rusisë që nga koha e carit Aleksandër II – një njeri të cilin Presidenti i SHBA Xhorxh Ë. Bush e quajti “shumë i drejtë dhe i besueshëm” në 2001 – papritmas bëhet më i çmendur se Rasputini?

Një shpjegim më i mirë mund të gjendet duke gjurmuar në kronologjinë e ndryshimit të politikës së jashtme ruse, e cila filloi në vitin 2008 me krizën ruse.Kur Gjeorgjia, e cila po flirtonte për anëtarësimin në NATO, reagoi ushtarakisht ndaj sulmeve të separatistëve në Osetinë e Jugut, një enklavë etnike qeveria e të cilës kishte qenë e mbështetur nga Kremlini për më shumë se një dekadë, Rusia nisi një pushtim në shkallë të gjerë, për të mbrojtur rajonin. Rusia gjithashtu përforcoi praninë e saj në Abkhazi, një tjetër provincë e shkëputur. Kriza, e cila u parapri nga lëshimi në shkallë të gjerë i pasaportave ruse ndaj gjeorgjianëve, paralajmëroi vendosjen e forcave ruse në Krime, me pretendimin e mbrojtjes së qytetarëve rusë.

Ndryshimi ishte i dukshëm edhe më herët. Në Konferencën e Sigurisë të Mynihut 2007, Putini paraqiti një fytyrë të re, duke theksuar potencialin e ekonomive të mëdha në zhvillim – si Brazili, India, Kina dhe Rusia – për të ofruar një alternativë për të atë që ai e shihte si një rend botëror arbitrar njëpolar. Shumë vëzhgues ishin të tronditur nga deklaratat e tij, dhe e morën fjalimin si provë e pasigurisë së tij, apo mungesës së arsyes.

Vitin e ardhshëm, goditi kriza financiare, duke bindur Putinin se vlerësimi i tij kishte qenë profetik. Kriza, sipas tij, ishte provë se ditët e dominimit global amerikan kishin marrë fund.

Në fakt, para krizës, Rusia kishte pranuar në heshtje logjikën e kapitalizmit global, duke pranuar nevojën për të bashkëpunuar me korporatat shumëkombëshe për modernizimin dhe diversifikimin e një ekonomie të bazuar në lëndë të parë dhe prodhimin e energjisë. Pas krizës, megjithatë, nuk kishte më shumë për të fituar nga tregjet globale – të paktën jo në aspektin e pushtetit. Në vend të kësaj, opsioni më i mirë i Rusisë ishte që të bashkëpunonte me vendet e tjera, të cilat kanë adoptuar një model të ngjashëm të një kapitalizmi të centralizuar shtetëror, në mënyrë të veçantë Kina.

Interpretimi i krizës sipas Putinit u mbështet nga zhvillimet politike në Amerikë dhe Evropë. SHBA zgjodhi një president i cili erdhi me qëllimin që të rishikonte angazhimet globale e Amerikës.

Kur revolucionet e Pranverës arabe shpërthyen, përgjigja e SHBA ishte e dobët dhe jo e qartë, duke u lëkundër midis retorikës pro-demokracisë dhe mbështetjes për autokratët anti-islamikë. Kjo i mundësoi Putinit që të projektojë vetveten, veçanërisht në Siri, si një përkrahës i besueshëm i pragmatizmit gjeopolitik.

Kriza e borxhit të Evropës – dhe paaftësia e dukshme e liderëve të saj për të ndërmarrë veprime të koordinuara – i dha municion shtesë Kremlinit.

Duke pasur parasysh se borxhet e përgjithshme të Evropës dhe deficitet janë shumë më të ulëta sesa ato të SHBA apo Japonisë, sipas kësaj logjike, ajo duhej të kishte qenë në gjendje që të shmangte polarizimin dhe paralizën.

Më gjerësisht, besimi i Putinit se kriza ekonomike ishte duke i shkaktuar Perëndimit shpërbërjen ishte në një linjë me idetë tradicionale gjeopolitike sovjetike. Siç e tregon Stephen Kotkin në biografinë e tij të re të Stalinit, politika sovjetike ishte rreptësisht racionale.

Depresioni i Madh e bindi Stalinin se fraksionet e ndryshme të kapitalizmit do të shkonin në luftë: në 1938-1939, agresioni nazist u duk se përligji analizën e tij. Por parashikimet e Stalinit ranë poshtë pas disfatës së Hitlerit, kur interesat kontradiktore nuk çuan në një përplasje midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa politikanët perëndimorë dhe politikëbërësit ekonomikë ishin duke u përpjekur për të shmangur Depresionin e madh Nr. II, Putin tashmë po punonte duke supozuar se ai tashmë kishte ardhur. Për Perëndimin, menaxhimi i ngatërresave gjeopolitike që burojnë prej këtij do të ishte edhe më sfidues se sa riparimi i ekonomive të tij të dëmtuara.

Copyright: Project Syndicate, 2014.

www.project-syndicate.org/

Bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb