MODENA- Përndiqte për gati dy vite ish-të dashurën, ‘dënohet’ me një vendim ish-boksieri profesionalisht shqiptar që jetonte prej vitesh në Itali. ‘Ansa’ shkruan se bëhet fjalë për 32-vjeçarin me inicialet V.E, i cili ishte rezident në Modena.

Po sipas këtyre burimeve, shqiptari persekutonte me mesazhe dhe telefonata nga viti 2014 deri në 2016-ën ish-partneren e tij, një 26-vjeçare dhe të dashurin e saj të ri, një 40-vjeçar. Pas hetimeve që kreu policia e Modenas, atij iu vendos masa e paralajmërimit që mos t’i afrohej ish-të dashurës së tij. Mësohet se viktimë e përndjekjes ka qenë dhe i dashuri i ish-partneres së tij.

Pas kërcënimeve të vazhdueshme, çifti italian është detyruar që të denoncojë shqiptarin në polici, ndërsa tashmë ai nuk mund t’u afrohet afër shtëpisë, as tek vendet e tyre të punës dhe as në lokalet që ata frekuentojnë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb