Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban tha se zjarri i tankeve izraelite në selinë e saj në jug të vendit plagosi dy nga anëtarët e saj, duke akuzuar Izraelin për “goditje të vazhdueshme” të pozicioneve të tyre.

Kjo vjen pasi Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNFIL) tha javën e kaluar se kishte refuzuar kërkesat izraelite për ‘zhvendosje’ nga disa prej pozicioneve të saj.

UNIFIL, i cili ka rreth 10,000 paqeruajtës të stacionuar në Libanin jugor, ka bërë thirrje për një armëpushim që nga përshkallëzimi midis Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani Hezbollah më 23 shtator, pas një viti zjarri ndërkufitar.

“Këtë mëngjes, dy paqeruajtës u plagosën pasi një tank i IDF Merkava qëlloi me armën e tij drejt një kulle vëzhgimi në selinë e UNIFIL në Naqura, duke e goditur drejtpërdrejt atë dhe duke shkaktuar rrëzimin e tyre,” tha forca.

Dy paqeruajtësit nuk pësuan lëndime serioze, “por ata mbeten në spital”, tha UNIFIL.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb