Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi përshtatën servisin e automjeteve për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë.

Blutë kanë sekuestruar sasinë narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Njoftim:

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, është zbuluar një servis automjetesh i përshatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

A.S 40 vjeç, banues në Lushnjë dhe B. T. 62 vjeç, banues në Dushk Lushnjë  pasi gjatë kontrollit në ambientet e servisit në administrim nga shtetasi A. S., në të cilin ishte i punësuar shtetasi  B.T  shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e kokainës që u gjetën në ambientet e servisit, 2 peshore elektronike  shuma parash të valutave të ndryshme dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: