Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për dy shtetas që po shisnin doza të lëndëve narkotike në një lokal në Sarandë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë finalizoi operacionin policor të koduar “Parts 32”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Gerald Hoxha, 34 vjeç, dhe M. Sh., 17 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit G. H., ku ishte i punësuar kamerier shtetasi M. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 40 doza të lëndës narkotike kokainë dhe disa doza kanabisi, gati për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 37 500 lekë, 230 euro, 40 franga dhe 70 paund, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb