VLORE – Autori i masakrës me 8 të vdekur në Vlorë, Ridvan Zykaj, ende nuk është kapur nga policia.
Fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës e ka ‘pushtuar’ paniku, ndërkohë që policia u ka bërë thirrje banorëve të ruhen në mënyrë që ky bilanc tragjik të mos rritet.
Teksa vijon të jetë në arrati, 24-vjeçari Zykaj është ende i armatosur. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi pak më herët për BalkanWeb se i riu është i sëmurë mendor e pak kohë më parë ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës
Tetë viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike janë nga tre familje të fisit Zykaj. Në ndjekje të autorit janë vënë forca policore, forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.
Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.
VIKTIMAT
1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)
4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)
5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)
7-Azem Zyka (Djali i Demirit)
8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)
e.f/BalkanWeb