VLORE

Dy persona të armatosur kanë grabitur një karburant gjatë natës në qendër të Novoselës në Vlorë.

Mësohet se autoret e  armatosur dhe të kamufluar kanë grabitur nën kërcënimin e armës rreth 350 mijë lekë të vjetra.

Pasi kanë thyer xhamin e kabinës dhe kanë kërcënuar me armë rojën e karburantit, grabitësit kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.

Në dëshminë e tij në polici, roja ka thenë se ka dëgjuar autorët të thonë nxirr pistoletën. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Foto Xhami I Thyer

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb