Persona të armatosur kanë sulmuar një fshat në veriperëndim të Nigerisë, ndërsa raportohet për 33 të vrarë. Ngjarja ndodhi të dielën. Sipas mediave të huaja, më shumë se 35 shtëpi u shkatërruan në Runji, në shtetin Kaduna, tha Francis Zimbo, kryetar i zonës Zangon Kataf ku ndodhi masakra.

“Trupat patën një përplasje të ashpër me sulmuesit dhe janë ende në zonë”, tha Samuel Aruëan, komisioneri shtetëror i sigurisë.

Ndërkohë, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjet. Megjithatë, grupet e banditëve janë akuzuar si përgjegjëse për sulmet në rajon, të cilat përfshijnë rrëmbimin për shpërblim dhe vrasjen e civilëve.
Në fillim të këtij muaji, persona të armatosur rrëmbyen 10 studentë rreth gjysmë ore me makinë nga vendi ku ndodhi sulmi i së shtunës.

Qeveria e Nigerisë është ende duke luftuar për të shuar dhunën në veriperëndim të vendit, pavarësisht një reduktimi të sulmeve vitin e kaluar, pasi forcat e sigurisë shtuan operacionet ushtarake që synonin strehët e personave të armatosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: