Kreu i komisionit hetimor në lidhje me të dhënat e TIMS, Ervin Salianji, ka deklaruar se ky komision vërtetoi që sistemi ishte i manipuluar.

Në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se akses në sistem kanë pasur edhe persona aspak të lidhur me policinë, mjafton të kishin miqësi me personat në pushtet.

Salianji shtoi se të dhënat e dala nga sistemi TIMS, përdorej nga bota e krimit, në gjuetinë të grupeve kriminal.

“U vërtetua ndërhyrja në sistemin TIMS, është një i arrestuar sot, madje zbuluam edhe më shumë se sa pretendonim.
Nëse paguan apo me miqësi, nëse e kalon pasaportën që kalon, nuk regjistroheni në sistem, sikur nuk keni paraqitur fare pasaportën.

Kapja e drejtuesve të policisë shmangin regjistrimin. Kjo bën të mundur që edhe 100 mijë persona mund të kalojnë pa u regjistruar.

Një person në kërkim ndërkombëtar nuk jep asnjë sinjal sistemi e për pasojë arratiset.
Persona në kërkim nga SPAK janë arratisur.
Nuk kemi arritur të vërtetojmë numrin e rasteve ndaj kërkuam shtyrjen e afatit, sepse na dolën fakte të reja.
Përderisa shmanget nga persona të lidhur me krimin, mund të përdoret edhe nga politikanë.

Disa persona në lidhje me ministrin kishin akses në TIMS edhe pse nuk kishin asnjë funksion, e aksesonin psh nga zyra.

Është përdorur për gjueti brenda botës së krimit.
Tetë persona kanë hyrë në godinën ku mbaheshin të dhënat, dhe 3 USB kanë qenë të mbushura me të dhëna të cilat nuk e dimë se ku do të shkonin, apo nëse do të zëvendësoheshin me të dhënat të tjera në kohën kur manipulimi nuk ishte bërë ende”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: