MITROVICE- Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Bojan Torbica, është dhunuar nga dy persona të maskuar, ende t3ë paidentifikuar. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45, afër rektoratit të Universitetit të Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës. Mësohet se ai është dërguar me urgjencë për trajtimin në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe me pas është dërguar në Beograd.


“Dy persona me maska në kokë kanë ndaluar mbrëmë rreth orës 21:45 tek moteli ‘Beli Dvor’ në veri të Mitrovicës, automjetin e tipit Audi A6 me targa NS-274 ZZ me të cilin ishte duke udhëtuar deputeti i Serbisë Torbica. Ata me forcë e kanë nxjerr deputetin nga automjeti duke e goditur me grushte dhe shqelma dhe duke i shkaktuar lëndime në kokë, derisa kanë ikur në drejtim të panjohur”, kanë thënë burimet.


Sipas këtyre burimeve, viktima është nga radhët e Lëvizjes socialiste të Aleksandar Vulinit, ndërsa dyshohet se është sulmuar nga pjesëtarët e partisë SNS.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: