LEZHE – Persona të maskuar kanë grabitur një banesë në Lezhë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ishull Lezhë, ku grabitësit janë futur në shtëpinë e shtetases Katrina Leka, duke marrë disa sende me vlerë.
Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm një grua, e cila fatmirësisht nuk është lënduar nga grabitësit. Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia e Lezhës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: