TIRANE

Kantautori i mirënjohur shqiptar Flori Mumajesi është zgjedhur si Personazhi i Vitit nga Revista Class, por këtë çmim ia ka kaluar një personazhi po aq të dashur për shqiptarët.

Ndonëse është falenderues ndaj votuesve që e përzgjodhën, Flori “ia ka hequr” vetes çmimin, duke pohuar se ka vetëm një emër që meritonte të ishte i nominuar dhe fitues: Elvis Naçi.

7383619d D3c9 45ec A87b 070dfbc14946
7383619d D3c9 45ec A87b 070dfbc14946

“Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, shkruan kantautori në story-n e tij në Instagram.

Ka 2 vjet që Elvis Naçi, nëpërmjet emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24, me stafin e bashkëpunëtorëve kanë realizuar nisma të jashtëzakonshme që lidhen jo vetëm bamirësinë por shpëtimin e jetëve, duke u shndërruar në misionarë të vërtetë e duke shpërndarë mesazhe kuptimplota jo vetëm në Shqipëri por edhe anembanë botës, kudo ku ka shqiptarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb