Në gjithë botën, Srebrenica është shndërruar në një ‘legjendë’ moderne të gjenocidit. Por, aktualisht, për të parën herë që prej luftës brutale në periudhën 1992-95, në Bosnjë Hercegovinë, në këtë qytet për prefekt do të shpallet personi që refuzoi të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur një akt i gjenocidit.


Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 2 tetorit, 34 vjeçari Mlladen Grujiçiç, serb i Bosnjës, është në proces që të bëhet kryetar i ardhshëm i qytetit.


Rrjedhimisht, shumë banorë lokalë dyshojnë se ai do të bëjë ndonjë gjë për t’i shëruar plagët ende të freskëta të Srebrenicës.


Srebrenica, që gjendet në komponentën e dominuar nga serbët në shtetin dypjesësh multietnik të Bosnjës, është reflektim i këtij vendi si i tërë, megjithëse është pothuajse e ndarë ndërmjet komunitetit mysliman boshnjak dhe atij të serbëve të Bosnjës, që jetojnë në afërsi me ankth.

Grujiçiç ishte mbështetur nga të gjitha 10 partitë politike serbe dhe grupet e komuniteteve, ndërsa kryetari i deritashëm i qytetit, Qamil Durakoviç, e kishte mbështetjen unanime të boshnjakëve.

Durakoviç, 37 vjeç, që i kishte shpëtuar masakrës, ende nuk e ka pranuar disfatën, megjithse rezultatet e para tregojnë se ai i ka 31%, ndërsa Grujiçiç – 67%.

Ai shpreson se pas numërimit të fletëvotimeve me postë, rezultati mund të ndryshojë. Rezultatet finale nuk priten deri në fund të kësaj jave. (REL)

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: