Të paktën 15 njerëz humbën jetën në Peru për shkak të zjarreve të rënda pyjore që ndodhën në pjesë të ndryshme të vendit, tha Ministri i Shëndetësisë Cesar Vasquez.
“Kemi raportuar deri më tani për fat të keq 15 të vdekur, gjashtë të shtruar në spital, 128 të larguar nga spitali dhe ne si Ministri e Shëndetësisë do të jemi gjithmonë në gatishmëri”, u tha zyrtari gazetarëve.
Ai siguroi se autoritetet do të jenë vigjilente dhe do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje mjekësore për të prekurit në zonat e goditura nga zjarret, të cilat prekin jo vetëm kombin e Amerikës së Jugut, por edhe rajonin.
Fundjavën e kaluar Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile (Indeci) tha se këtë vit në 23 nga 25 qarqet e vendit janë regjistruar 222 zjarre në pyje, nga të cilat 51 kanë mbetur aktive.
Presidentja peruane Dina Boluarte u nis për në rajonin e Amazonës “për të vazhduar monitorimin e zonave të prekura” nga zjarret dhe për të koordinuar veprimet me autoritetet lokale dhe institucionet e tjera.
(A.A/BalkanWeb)