Përurohet “Galeria by TEG”, një qendër unike pranë rivieres më të bukur shqiptare, e ngritur në hyrje të Green Coast, e cila do të ofrojë shërbime kyçe për banorët dhe turistët e që do të ketë mbi 20 njësi tregtare dhe shërbimi.

Galeria by TEG është ndërtuar bazuar në atributet e bregdetit me të bukur të rivierës joniane, një investim ky që shënon një tjetër atribut që i shtohet Green Coast si investimi më i madh në turizmin shqiptar.

Në ceremoninë e hapjes u theksua roli gjithnjë e më i rëndësishëm i shërbimeve në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Presidenti i Grupit BALFIN u shpreh se: “Që do të hapja një qendër tregtare në Palasë unë kurrë se kisha menduar. Me hapjen e kësaj qendre tregtare në bregdet, tanimë Green Coast ka qenë më i miri e do të vijojë të jetë më i miri. Vlera totale e investimit në Green Coast kur të përfundojë do të jetë 1 miliard euro dhe do të jetë një kryeqendër e turizmit jo vetëm shqiptar por dhe mesdhetar.”

Green Coast Galeria By Teg 2
Green Coast Galeria By Teg 2

Ceremonia e hapjes se Galeria by TEG mblodhi bashke banorë të zonës, bashkëpunëtor biznesi, përfaqësues të medias dhe spektaklit, influencera që përshëndetën me entuziazëm këtë sipërmarrje të re, qe i mungonte “puzzle” të shërbimeve të Green Coast.

Kjo qendër tregtare do të këtë markat më të rëndësishme për të plotësuar nevojat e gjithë banorëve të zonës, atyre që shpenzojnë kohë për të kaluar pushimet, atyre që janë në udhëtim apo atyre që duan të vijnë të bëjnë pazar duke shijuar bregdetin dhe eksperiencën e natyrës.

Green Coast Galeria By Teg 3
Green Coast Galeria By Teg 3

Galeria by TEG do të ketë marka te mirënjohura siç është Spar, për të plotësuar nevojat ditore të të gjithëve, do të ketë gjigantin e elektronikes në Shqipëri që është Neptun, do të ketë zgjedhje në veshje, në aksesore si dhe disa shërbime te nevojshme për një qendër të këtij lloji.

Galeria by TEG është një derivat i frymëzuar nga eksperienca ekselente e qendrës tregtare TEG, e cila është qendra më e madhe dhe më e vizituar në vend.

Galeria by TEG është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh financues në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb