Nga: ANISA YMERI
TIRANE – Është kjo një histori Shqipërie e cila na vjen në romanin e parë të sigluar nga kineasti Dhimitër Anagnosti, i cili në kohë paqeje, na sjell luftën e shqiptarëve me vetveten, mjedisin social, dilemat, doket e zakonet, larjen e turpit me gjak, gra prona të bashkëshortëve në kurbet, por aty nuk mungon tjetrin, i huaji, pushtuesi…nuk mungon as dashuria. E ka pagëzuar ‘Koburja nga Evropa’ romanin e tij kineasti, një roman që s’mundi dot ta bënte film dikur.
“Një film i tillë nuk do pranoheshe në Kinostudio në kohën e realizmit socialist.”- deklaroi Dhimitër Anagnosti.

Sot s’ka pengesa të tjera, ama një film me këtë subjekt prej tij si regjisor, duket se s’do të mund të jetë!
“Filmi kërkon energji të mëdha edhe fizike, kërkon industri që nuk ekzistojnë në Shqipëri. Duhet të harxhosh 2-3 vjet të bësh një film tani. 2-3 vjet për moshën time janë shumë. ”-shprehet Anagnosti.
Shumëçka e ka bërë në filmat e tij, por roli i femrës në shoqëri, gjendet edhe në këtë roman. Romani i dytë duket se s’do të jetë larg.“Besoj që diçka do të botoj prap”- thotë ai.
Romani ‘Koburja nga Evropa’ i kineastit Dhimtiër Anagnosti është botuar nga shtëpia botuese ‘Naimi’ pak kohë shkuar dhe mund të gjendet në këdo librari të vendit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: