BERAT– Kryeministri, Edi Rama ka përuruar pasditen e djeshme skulpturën e “Djaloshit të Dimalit”. I ndodhur në Urë Vajgurore, kreu i qeverisë është ndalur për pak minuta për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të simbolit të këtij qyteti. Në përurim mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj.

Kryeministri Rama tha se, “ndaluam këtu për një moment për përurimin e këtij simboli të qytetit tuaj që në këto vite të fundit falë edhe drejtimit të përkushtuar dhe punës me shumë këmbëngulje të Juliana Memajt, ky qytet po rilind dhe po bëhet më i jetueshëm”, tha Rama.

“Djaloshi i Dimalit” është zbuluar në Qyteti antik të Dimalit që ndodhet në Urën Vajgurore dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet historike të zhvilluara në Iliri, gjatë viteve 220-205 para erës së re. Punimet artistike në gur kanë një rëndësi të madhe për njohjen artit skulptural të Dimalit dhe atij Ilir. Një nga zbulimet më të bujshme që i takon kësaj periudhe është dhe Djaloshi Dimal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb