MALLAKASTËR- Policia e Ballshit ka arrestuar një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pasi akuzohet se ka vjedhur paratë e arkës, në pikën ku punonte.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka përfundur shtetasi Fredi Sulejmanaj. Mësohet se ndaj tij ka denoncuar një banor me inicialet A.H., 54 vjeç. Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe po verifikon shumën që konsiderohet se është përvetësuar nga ana e Sulejmanaj, ndërkohë që ka marrë në pyetje edhe banorë të zonës.

Ky nuk është rasti i parë, që policia vë në pranga punonjës të OSHEE-së apo të Postës ku është bërë derdhja e parave të faturave të energjisë elektrike nga banorët. Madje këta të fundit kanë denoncuar disa herë probleme që kanë ardhur pas verifikimeve në sistem, nga ku kanë rezultuar debitorë megjithëse kanë paguar energjinë elektrike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb