KOSOVË

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren amerikane, Madeline Albright. Kryeparlamentari ka falënderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë dhe kontributin e shtet-ndërtimin e Kosovës.

Kadri Veseli sot në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashkë me qytetarët çlirimin e Kosovës.

“Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, tha Albright.

Kreu i Kuvendit ndërsa tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentin Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb