Nga MARIGLEN MËRTIRI


TIRANE- Është koha kur mësuesit së bashku me prindërit duhet të zgjedhin 1 nga 3 tekstet e propozuara sipas ligjit për nxënësit e klasës së I dhe të VI. Megjithëse ky proces ka filluar që më 31 korrik dhe ka edhe dy ditë afat, periudha e papërshtatshme ka sjellë braktisjen e procesit nga prindërit. Ndërsa në katalogun me tekste të propozuara nga shtëpitë botuese vihet re një rritje e çmimeve.

Ekspertët e arsimit deklarojnë se realisht ka një tekst fitues, por konkurrohet me disa shtëpi botuese që e përkthejnë atë, çka sjell edhe rritjen e çmimit të teksteve.


Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti flet edhe për nxitim në hartimin dhe përzgjedhjen e këtyre teksteve, duke bërë prezent edhe riskun e gabimeve që mund të bartin tekstet në vijim.


Por ndryshe nga sa u anatemua teksti i historisë si i papërshtatshëm dhe me gabime konceptuale, sërish nxënësit do të mësojnë po me atë tekst pasi ai as nuk u korrigjua, por as nuk u tjetërsua.

Mësuesit kanë afat deri më 7 gusht të përzgjedhin tekstet me të cilët do duhet të punojnë në vitet në vijim me vogëlushët që fillojnë shkollën për herë të parë dhe ata të klasës së gjashtë.

(b.e/BalkanWeb)