TIRANE

Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” është Logoja Kombëtare e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë e përzgjedhur fillimisht nga një komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ku mes shumë propozimeve të dorëzuara nga të rinj të interesuar për të kaluar më pas në fazën përzgjedhëse dhe dakordësisë në Komisioni Shtetëror të drejtuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Logoja Kombëtare e 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë që mban autorësinë e Ejona Karkinit, do të jetë simbolikë përfaqësuese dhe do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve dhe si imazh gjatë zhvillimit të aktiviteteve në 2024, shpallur si viti mbarëkombëtar i 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë me vendim të Këshillit të Ministrave datë 17.01.2024.

  • foto galeri

Logoja Kombëtare 80- Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë përmban elementët patriotikë kombëtarë dhe u vlerësuar nga komisionet respektive si përfaqësimi më dinjitoz i imazhit të vitit Mbarëkombëtar i 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Autorja 26 vjeçare Ejona Karkini, ish studente e arkitekturës e njëkohësisht bashkëthemeluese e një startup-i në fushën e dizaijnit dhe marketingut, shpjegon se “Logoja Kombëtare 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë përmban Monumentin Nëna Shqipëri, nëpërmjet se cilës u mundova të përcjell lirinë që fal figura e saj me elementë si veshja që valëvitet, që në këtë rast mban në dorë flamurin shqiptar, ndryshe nga skulptura ku ajo ka gjethe dafine dhe një yll. Ashtu si flamuri merr prezencë skenike kur valëvitet nga era, ideja e shiritit që formon 80-en e viteve që gëzojmë si të çliruar, ndjesia që të jep pavarësia”

Të rinj, artistë dhe krijues në fushën e arteve pamore, iu përgjigjën ftesës së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të dhënë kontributin e tyre artistik në konkursin e organizuar me këtë rast, ku konkurruan denjësisht 64 projekte që plotësonin të gjitha kriteret si punime origjinale, të papublikuara më parë, individuale dhe punë të realizuara në grup.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: