Kajl Uoker ka qenë një nga zgjedhjet surprizë në rreshtimin e Anglisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Mbrojtësi i djathtë i Milanit nuk po kalon momentin më të mirë të karrierës, por Tuhel ka vendosur t’i besojë atij një vend në rreshtim falë eksperiencës që ka.

Me këtë vendim, Uoker ka vendosur një rekord të ri, duke bërë Milanin klubin jo-britanik që i ka dhënë më shumë lojtarë formacionit të Anglisë në historinë e saj, 6 të tillë, duke lënë pas Real Madridin me 5. Para Uoker, lojtarë të Milanit që kanë luajtur me Anglinë janë Tomori, Bekam, Hatelej, Uilkins dhe Bliset.

“Kanë qenë ditë të mira, argëtuese dhe është fillim i një epoke të re. Unë e kam shijuar plotësisht nën drejtimin e Sauthgejt. Shumë kujtime të shkëlqyera. Tani është koha të kthejmë fletën dhe ta nisim përsëri”, tha Uoker para ndeshjes për ITV.

“Tuhel kërkon nga ne një ndeshje futbolli me intensitet të lartë. Ekipi që ka zgjedhur sot e tregon këtë. Ai dëshiron që ne të dalim në fushë dhe të jemi argëtues”, tha Uoker.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: