Është përmbyllur konkursi për marrjen e gradës “Drejtues i Parë”. Gazetarët Klajdi Bodlli e Dorjana Bezat që kanë raportuar në kohë reale ecurinë e këtij konkursi të rëndësishëm në radhët e policisë bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ edhe emrat e 5 fituesve.

Gradën e lartë e kanë marrë:
1-Artan Shkëmbi
2-Ardi Veliu
3-Kastriot Skënderi
4-Bledar Çeliku
5-Gentian Shehaj,

Është përjashtuar:
Ilirjan Balla

Pikët maksimale në test mësohet se i mori Ardi Veliu.

Hapja e procesit në këtë kohë kur një nga vendet vakante është edhe ai i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas largimit të Haki Çakos, rrit shanset për këta të pestë.

Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. ‘BalkanWeb’ mëson kandidatët kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”. Faza e parë e konkursit ishte ajo me shkrim, (test me 100 pyetje) dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët i’u nënshtruan një pyetësori. Në fazën me shkrim u përzgjidhën 6 kandidatë, ndërsa në fazën e dytë u përjashtua njëri prej tyre.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: