Pas një pjese të parë shumë pozitive të sezonit, Chelsea ka filluar të mendojë për merkaton, kryesisht atë të daljes. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri Enzo Maresca ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e 5 futbollistëve. Sipas asaj që shkruhet, bëhet fjalë për Ben Chilwell, Carney Chukwuemekas, Cesare Casadei, Harvey Vale dhe Alex Matos.

Lojtarët në fjalë nuk janë në planet e Marescas dhe do të merren në konsideratë të gjitha ofertat dhe propozimet që vijnë në drejtim të tyre. Sa i takon afrimeve, Blutë e Londrës nuk pritet të kenë shumë përforcime, pasi ekipi është i konsoliduar.

Chelsea renditet në vendin e katërt, me 35 pikë të grumbulluara në Premier League.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb