Shitjet e smartfonëve të parë me rrjetin e ri 5G do të arrijnë në pesë milionë njësi në një shkallë globale në 2019, një shifër e barabartë me më pak se 1% të shitjeve të përgjithshme, sipas ”Strategy Analytics”.


”Samsungu do të jetë lider i parë i tregut të smartfonëve 5G në gjysmën e parë të vitit, falë fillimit të shitjeve në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara”, shpjegon analisti Ville Petteri-Ukonaho.


“Ne vlerësojmë se LG, Huawei, Xiaomi, Motorola dhe të tjerët do të na ndjekin gjatë vitit 2019”, shtoi ai.


“IPhone duket të jetë së paku një vit mbrapa Samsungut në kuadrin e smartfonëve 5G dhe Apple duhet të ketë kujdes që të mos qëndrojë pas shumë larg”, theksoi eksperti./ATA

Etiketa: