30 punonjës, një pjesë që punojnë në stadiumin ‘Loro Borici’, të tjerë të fushes sportive ‘Reshit Rusi’ dhe trajnerët e akademisë ‘Vllaznia’ prej 5 muajsh nuk marrin pagat. Kjo situatë e ka detyruar këta punonjës që të hidhen në protestë përpara bashkisë Shkodër.


Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për ‘BalkanWeb’ se në mbështetje të tyre ishte edhe Albert Tuka, kryetar i bashkimit të sindikatave të pavarura të Shqipërisë. Tuka tha se një fond prej 200 milionë lekësh të vjetër i akorduar nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës në prill të këtij viti nuk është kaluar nga ana e Prefekturës se qarkut duke bërë që punonjësit te mos paguhen prej 5 muajsh.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ata kërkojnë qe institucionet te gjejnë një zgjidhje dhe te marrin pagat sepse shume prej tyre”, -tha Tuka- “marrin bukën me listë apo nuk kanë para as për të paguar energjinë elektrike. Kërkojnë nje zgjidhje sa me pare”.

(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: